“Një marrëveshje prapa krahëve për të vrarë reformën në drejtësi”, Ambasadorja Yuri Kim: Shpresoj mos të jetë e vërtetë

May 21, 2020 | 18:51
SHPËRNDAJE

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në Tiranë Yuri Kim ka reaguar në “Twitter” dhe thotë se ka dëgjuar fjalë për një marrëveshje mes palëve për të vrarë reformën në drejtësi, gjë që shpreson të mos jetë e vërtetë.

yuri-kim-1581605750

Sipas ambasadores Kim, reforma është e dhimbshme, e ngadaltë & jo perfekte por është e nevojshme.

“Shpresoj që fjalët për një marrëveshje prapa krahëve për të vrarë reformën në drejtësi në Shqipëri të mos jenë të vërteta. Reforma është e dhimbshme, e ngadaltë & jo perfekte por është e nevojshme, po bën përparim & duhet të vazhdojë.”, shkruan ambasadorja Yuri Kim.

amabsada twitt

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura