Grabitet në mesnatë kazinojna në Durrës, policia në kërkim të autorëve

Oct 25, 2015 | 10:30

Një kaziono në lagjen Nr.5 në Durrës, përballë “Pallatit  të  Sportit”, ka rënë pre e grabitgjes mbrëmjen e sotme rreth orës 03.10.

Policia gjatë aksionit “Fund marrëzisë” për bllokimin e kazinove të palicencuara

Sipas burimeve të policisë, kanë qenë dy  persona me kaska motori  në  kokë  dhe të armatosur, njëri me thikë dhe tjetri me armë që janë futur  në një kazino.

Thuhet se kanë marrë shumën e lekëve që ndodheshin në kasë dhe janë larguar. Ende nuk dihet shuma e grabitur.

Nuk raportohen të lënduar. Teksa në momentet e grabitjes në kazino ndodhej vetëm roja (badigard) dhe banakieria.

Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

© Panorama.al

Te lidhura