Agim Alia, nga Njësia e Brendshme e Sigurimit të Cilësisë në Universitetin Luarasi, i ftuar në programin e News 24 ditën e sotme, renditi kriteret që duhet të plotësojnë maturantët për t’u pranuar në programet e studimit.
Ai shpjegoi edhe përfitimet që ka çdo student nëse zgjedh një nga programet e studimit në Universitetin Luarasi.
“Universiteti Luarasi ka sjellë një ndër universitetet prestigjoze në botë dhe maturantët duhet të bëjnë një zgjedhje sa me eficente. Kurrikula jonë ka qenë e njëjta me atë të universitetit të Londrës, aftësitë që i shërbejnë një tregu jo vetëm kombëtar, por edhe rajonal e ndërkombëtar. Një ndër përfitimet kryesore të studentëve është se ata bëhen pjesë e një popullate prej 17 universitetesh. Bëhen pjesë e një biblioteke dhe një konsorciumi prej 17 mijë studentësh. Në portalin studentor gjejnë informacione që iu nevojiten në vitet e studimit. Kanë akses në manualet shpjeguese të studentëve të Universitetit të Londrës që të mund të përgatiten për provimet”, u shpreh ai.
Alia nënvizoi se studentët marrin kurrikul me Universitetin e Londrës, ndër më prestigjozet.
“Në të gjitha rankimet LSE renditet ndër më prestigjozet. Studentët marrin të njëjtën kurrikul me Universitetin e Londrës, këtë vit kemi rastin e parë të një studenteje të përfshirë në Summer School në Londër. Një ndër misionet kryesore të arsimit të lartë është punësimi dhe formimi i liderëve të ardhshëm”, deklaroi Alia.
Ai tha se datat kur përzgjidhen programet e studimit janë 27 korrik-1 gusht.
“Nga data 27 korrik-1 gusht duhet të përzgjedhin programet. Të gjithë maturantët kanë përmbyllur provimet dhe duhet të bëjnë përzgjedhjen e programet e Uiversitetit të Londrës nën drejtimin e LSE. Ne aktualisht ofrojmë Financë, Menaxhim Biznesi dhe Data Since, por do të zgjerojmë edhe me programe të tjera. Mund të hapim programe të ciklit të dytë me Universitetin e Londrës. Studentët do të asistohen nga stafi. Kriteri i parë është testi i gjuhës angleze i njohur ndërkombëtarisht,njohuri të mira në matematike. Mesatarja e 3 viteve duhet të jetë mbi 7 ndërsa në matematikë, ekonomi dhe anglisht në të treja vitet mesatarja duhet të jetë mbi 8”, deklaroi ai.
© Panorama.al












