Gilman Lika te Flamurtari, 50 mijë euro për katër muaj

Feb 1, 2014 | 12:59
SHPËRNDAJE

Merr fund telenovela “Gilman Lika”. Mesfushori do të jetë pjesë e Flamurtarit për pjesën e dytë të kampionatit. Vlonjatët kanë arritur të fitojnë garën për të marrë shërbimet e lojtarit, në një kohë që atë e kërkonin edhe Skënderbeu, Partizani dhe Tirana. Marrëveshja mes palëve është arritur dje. Një lajm të tillë e konfirmojnë vetë futbollisti dhe drejtues të klubit vlonjat. “Po, kam arritur një marrëveshje me Flamurtarin dhe do të luaj me këtë ekip deri në fund të këtij sezoni”, – u shpreh Gilman Lika. Burime pranë klubit dhe futbollistit bëjnë të ditur se Lika do të përfitojë rreth 60 mijë euro për katër muaj deri në fund të sezonit. Mesfushori do të marrë 40 mijë euro në dorë kur të firmosë kontratën dhe, më pas, nga 5-6 mijë euro çdo muaj.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura