Familjarët e Mihal Kokëdhimës në restorantin e mbyllur: Ikni, është prona jonë. Dëshmia pas sherrit: Turistët nuk patën fat

Aug 20, 2019 | 11:47
SHPËRNDAJE

SHPRESA DINE/ Prej disa ditësh, restoranti “Panorma”, pronë e Mihal Kokëdhimës, është i bllokuar, ndërkohë që Policia vazhdon të qëndrojë aty.

Nisur nga kjo situatë, turistët që vijnë detyrohen të largohen ose t’i drejtohen një copëze plazhi publik, ku lejohen për momentin. Familjarë të Mihal Kokëdhimës, të ndodhur në mjediset e restorantit, nuk pranojnë në asnjë farë mënyre të japin versionin e tyre për ngjarjen.

mihal-kokedhima19-401x246

Dhe jo vetëm kaq, ata këmbëngulin që ne të largohemi nga aty, duke na thënë: “Është prona jonë. Drejtësia do gjejë të vërtetën”.

Për disa turistë që vazhdojnë të vizitojnë plazhet e jugut të Shqipërisë, incidenti është një rast i veçuar që nuk përfaqëson të gjithë zonën dhe aq më pak të gjithë banorët. Madje, ata shprehen të pakënaqur me shërbimin dhe etikën e bizneseve në Porto Palermo.

TURISTI SPANJOLL

“Do ta rekomandoj Shqipërinë kur të kthehem në vendin tim”. Ky është premtimi i një turisti spanjoll, i cili ishte prezent në incidentin e pak ditëve më parë në restorantin “Panorma”, në pronësi të Mihal Kokëdhimës, në Porto Palermo.

Ai na tregoi se çfarë ka ndodhur në të vërtetë me turistët e pakënaqur, që u larguan nga restoranti. Ndërsa shprehet se ata ishin të pafat dhe u gjendën në vendin e gabuar. Për të ky është veç një rast i izoluar, pasi Shqipërinë do ta vizitojë sërish. Dëshiron të zbulojë bukuritë e vendit, duke parë nga afër gjithçka. Ndërsa shqiptarët i quan të thjeshtë, njerëz të mrekullueshëm.

“Unë jam gjithashtu nga Spanja. Kam vizituar shumë qytete të Shqipërisë. Kam qenë në Tepelenë dhe në Gjirokastër. Më kanë pëlqyer shumë. Dhe kam takuar njerëz të mrekullueshëm. Kam qenë atë ditë në restorant, kur miqtë e mi ishin aty. Ata pritën gjatë edhe nuk e konsumuan ushqimin. Ndihem shumë i sigurt dhe i mirëpritur këtu. Mendoj se ishte vetëm fat i keq, sepse ka njerëz të këqij gjithandej, por njerëzit nuk duhet të kenë frikë të vizitojnë Shqipërinë”, u shpreh ai.

Kur e pyesim se çfarë ndodhi saktësisht ditën e ngjarjes, ai përgjigjet shkurt: “Mendoj vetëm që ishin në vendin e gabuar dhe nuk patën fat. Sigurisht që do ta vizitoj sërish Shqipërinë”, thotë ai. Ndërsa tregon se ka vizituar edhe Tepelenën e Gjirokastrën dhe ka mbetur shumë i kënaqur.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura