Ëmbëlsirat, shkaktarët kryesorë të problemeve me lëkurën

Mar 20, 2019 | 17:29
SHPËRNDAJE

Dermatologët kanë paralajmëruar se duhet të keni kujdes me gjërat e ëmbla, e posaçërisht personat që janë të prirë të kenë akne apo ekzemë, madje situata mund të keqësohet nëse keni probleme me alergjinë.

1-18

Thuajse të gjitha femrat ëndërrojnë të kenë një lëkurë të shëndetshme, të butë dhe atraktive, por arritja e kësaj nuk është gjë e lehtë. Në fakt, kjo vështirësohet nëse ju pëlqejnë ëmbëlsirat.

Sipas dermatologëve, nëse keni probleme me lëkurën dhe njëkohësisht hani gjëra të ëmbla, atëherë është mirë që ta ulni nivelin e sheqerit që konsumoni.

Kur konsumoni gjëra të ëmbla, trupi aktivizon insulinën, e cila është përgjegjëse për rregullimin e nivelit të sheqerit në gjak, por që kjo mund të çojë në skuqje të lëkurës së fytyrës dhe të nxisë procese inflamatore. /Telegrafi.com/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura