Ekskluzive/ Shqipëria pakt me Greqinë për Detin? Presidenca: Nuk na ka kërkuar njeri “Plotfuqishmëri”

Feb 11, 2018 | 19:26
SHPËRNDAJE

Një ditë pas ish-presidenti i vendit, Bujar Nishani deklaroi se “deri më 24 korrik 2017 në Institucionin e Presidentit të Republikës nuk është paraqitur asnjë kërkesë nga Qeveria për “Plotfuqishmërinë” lidhur me negociatoret per marreveshjen e Detit”, “Panorama” kerkoi informacion nga kreu aktual i shtetit, Ilir Meta.

ilir-meta

Burime nga Presidenca per “Panorama” konfirmojne “që deri tani nuk është kërkuar asnjë Plotfuqishmeri për negociatat per Marreveshjen e Detit me Greqine”.

Çfarë tha Nishani për “Plotfuqishmërinë” e negociatorëve

Deklaroj se deri më 24 korrik 2017 në Institucionin e Presidentit të Republikës nuk është paraqitur asnjë kërkesë nga Qeveria për “Plotfuqishmërinë” ndonëse tashmë shihet qartë se negociatat dhe bisedimet janë zhvilluar edhe përpara kësaj date. Nëse pas kësaj date ka një kërkesë dhe nëse kjo “Plotfuqishmëri” është dhënë apo jo, kjo mbetet për tu mësuar. Por, që pas Vendimit nr. 15, datë 15.04.2010 të Gjykatës Kushtetuese marrja e “Plotfuqishmërisë” për negocimin e Marrveshjes së Detit është detyrim ligjor. Mos zbatimi i këtij Vendimi të GjK përbën vepër të rëndë penale.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura