“E gjitha është e stisur”, gruaja e ish-drejtorit të spitalit të Shkodrës hedh akuza pas lirimit të mjekëve

SHPËRNDAJE

SHKODER/ SENAD NIKSHIQI/ Lirohen nga burgu 7 mjekët dhe infermierët e Spitalit të Shkodrës. Lot gëzimi pas seancës për masën e sigurisë në Gjykatën e Shkallës së Parë në Shkodër për lirimin e mjekëve dhe infermierëve.

Kjo Gjykatë, pas seancës që u shty një ditë më parë, ka liruar mjekët dhe infermierët e Spitalit Rajonal të Shkodrës bashkë me pjesën e administratës që ishin në “Arrest shtëpie”. Kështu, Gjykata ka vendosur që të heqë masën e sigurisë, duke e revokuar atë për mjekun Luan Dragusha, duke e lënë të lirë, ndërsa i është hequr automatikisht edhe pezullimi nga detyra dhe tashmë do të rikthehet sërish në Spitalin e Shkodrës për t’iu shërbyer pacientëve të tij ashtu si më parë.

Ndërkohë, ishdrejtori, Përparim Çela, është liruar me garanci pasurore prej 5 milionë lekësh të vjetër, ndërsa është i pezulluar sa i përket funksionit në administrimin e spitalit. Infermieri Renato Kepi është lënë me masën lehtësuese “Detyrim paraqitje”, ndërsa, po ashtu, i është hequr vendimi për pezullim nga detyra.

mjeku shkoder

 

Nga ana tjetër, farmacistja Karmen Kaçulini u la e lirë me garancinë pasurore prej 3 milionë lekësh të vjetër, ndërsa është e pezulluar për të qenë pjesë e administrimit të spitalit, por kjo nuk e pengon atë që të vijojë punën e mëparshme në farmacinë e spitalit. Amanda Matlija u la e lirë me garancinë pasurore prej 2 milionë lekësh të vjetër, ndërsa do të vijojë punën e mëparshme si pjesë e administratës. Edhe Juliana Zhuri u la e lirë me garancinë pasurore prej 2 milionë lekësh të vjetër, ndërsa është e pezulluar nga detyra në administrim të spitalit.

Për Albana Mehmetajn u revokua masa e sigurisë, duke e lënë të lirë, ashtu si mjeku Dragusha. Prokuroria, nga ana e saj, kërkoi masë shtrënguese “Arrest me burg”, ndërsa avokatët kundërshtuan duke thënë se mjekët dhe infermierët nuk kanë asnjë lidhje me atë çfarë akuzohen, pasi blerjen e stendave për operacione e kryen Ministria e Shëndetësisë. Gjithashtu, sipas avokatëve, stendat e blera janë përdorur në operacione. Në dy vite janë bërë 519 ndërhyrje dhe për një operacion mjeku duhet të ketë të gatshme 160 stenda.

Në sallën e gjyqit, vetë mjekët janë shprehur se ministria ka parashikuar gjithnjë e më shumë operacione për 2016, 2017 dhe 2018, ndaj edhe është bërë propozimi për blerjen e stendave 400 në 2016 dhe 700 në 2017. Bashkëshortja e ish-drejtorit Çela, Marjeta Karanxha, bëri një reagim në rrjetet sociale, duke thënë se e gjitha kjo është e stisur dhe gatuar nga mendje të liga që kërkojnë të hedhin helmin e tyre. Ndërsa mjekët dhe infermierët ndodheshin të arrestuar, janë me dhjetëra pacientë që vuajnë nga sëmundjet e zemrës dhe nuk kanë marrë shpërblim mjekësor në spital që kanë rrezikuar jetën e tyre.

Një prej tyre, Andrea Rajta, i pranishëm jashtë mjediseve të Gjykatës, tha se nuk ka mundur që të marrë shërbim për shkak se mjeku i zemrës, Edi Smajlaj, është i shpallur në kërkim dhe se rrezikon jetën e tij nëse nuk mjekohet. Si Andrea, janë çdo ditë minimalisht 20 persona. Në këtë çështje vazhdon masa e sigurisë “Arrest me burg” për mjeken Dhurata Uruçi dhe mjekun Edi Smajlaj, të cilët janë ende në kërkim, ndërsa 7 të tjerët u liruan të gjithë.

Kush u arrestua

Pas nje hetimi dymujor te Prokurorise Shkoder ne bashkepunim me drejtorine e policise me kerkese te Prokurorise Shkoder u caktuan dhe ekzekutuan masa sigurie per shtetasit e meposhtem perfshi drejtues te Spitalit Rajonal Shkoder me akuzen per shperdorim detyre:
1-Arrest burg si dhe “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” per Perparim Cela mjek (caktuar dhe ekzekutuar)
2-Arrest me burg dhe “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” Dh.U (shpallur ne kerkim)
3-Arrest me burg dhe “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” per Luan Dragusha mjek (caktuar dhe ekzekutuar)
4-Arrest shtepi dhe “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” per Karmen Kaculini farmaciste .(caktuar dhe ekzekutuar)
5-Arrest me burg dhe “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” per Renato Kepi infermier te hemodinamika (caktuar dhe ekzekutuar)
6-Arrest me burg dhe “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” per E.S. mjek (shpallur ne kerkim)
7-Arrest ne shtepi dhe “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” per Amanda Matlija (caktuar dhe ekzekutuar)
8-Arrest shtepie dhe “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” per Juliana Zhuri (caktuar dhe ekzekutuar)
9-Arrest shtepie dhe “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” per Albana Mehmetaj (caktuar dhe ekzekutuar).

Te lidhura

 

S'KA KOMENTE

Comments are closed.