Dyfishohet numri i viktimave brenda një jave, koronavirusi vret 10.000 njerëz në të gjithë botë. Italia mban rekordin

Mar 20, 2020 | 14:59
SHPËRNDAJE

Numri i vdekjeve nga koronavirusit ka rritur shifrën mbi 10.000 në të gjithë botën, duke u dyfishuar në një javë, ndërsa kriza vazhdon të përshkallëzohet.

Pothuajse gjysma e të vdekurve nga COVID-19 janë nga Evropë, ku Italia ka regjistuar më shumë viktima se Kina.

Kina, ku edhe u shfaq fillimisht virusi vrasës, përbën një të tretën e të gjithë viktimave, pasi e ka luftuar sëmundjen që nga dhjetori i vitit 2019.

Më shumë se 245.000 raste të koronavirusit janë raportuar në të gjithë globin, duke u rritur nga 100.000 të raportuar vetëm dy javë më parë.

Shumica e pacientëve (164.600) janë jashtë Kinës, pavarësisht se në ditët e para të pandemisë kishte 90% të të gjitha rasteve.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura