Dy italianë mashtrojnë administratorin e hotelit në Tiranë, për 6 muaj rresht nuk…

Aug 10, 2017 | 11:30
SHPËRNDAJE

Për një periudhë 6 mujore, dy shtetas italianë, që kanë vendosur të jetojnë në kryeqytet, kanë mashtruar administratorin e një hoteli, duke e mbajtur peng dhe mos e paguar për qëndrimin në hotel.

Por pas 6 muajsh, administratori ka vendosur të mos presë më e të mos heshtë, por t’i drejtohet Policisë së Tiranës dhe të bëjë kallëzim për dy italianët.

tirane policia e shtetit

NJOFTIMI I POLICISE:

Më datë 08.08.02017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasit italian O.M dhe A.R, vjeç 41 e 40,  banues në Tiranë, pasi dyshohet se shtetasi E.G, vjeç 37, banues në Tiranë, administrator i nje hoteli kallëzon se për një periudhë 6 mujore, nëpërmjet mashtrimit, nuk i kanë paguar për ditët e qëndrimit në hotel. Neni 143 i Kodit Penal.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura