“Djali im nuk është kriminel, emri i tij po përgojohet për kredo politike”

Apr 9, 2016 | 8:37

Babai i Lekë Tunas, drejtori i OSHEE-së në Kurbin, ka reaguar pas akuzave të Partisë Demokratike, se djali i tij është kreu i një grupi kriminal që vidhte dhe trafikonte makina.

Në një komunikim telefonik në “News24”, babai i tij tha se djali i tij nuk është i implikuar në trafik makinash dhe këtë e ka konfirmuar edhe Prokuroria e Shkodrës.IMG_7860-847x477

“Djali im është blerës i një makine të rëndomtë, Volkswagen. Organi i akuzës i Shkodrës dhe hetuesia e Shkodrës janë prononcuar mbrëmë dhe kanë thënë që blerësit nuk janë të implikuar. Është turp të përgojohet për kredo politike figura e djalit tim, i cili momentalisht është i ndaluar për të denoncuar dhe jo si i implikuar në trafik. Trafikanti është i ndaluar dhe e pranon që unë e kam shitur”, deklaroi i ati i Tunas.

Në një deklaratë për mediat, kreu i Departamentit për Rendin dhe Sigurinë, Enkelejd Alibeaj denoncoi emërimin në krye të OSHEE-së së Kurbinit të një personi që opozita thotë se ka qenë kreu i një grupi kriminal që vidhte dhe trafikonte makina.

“Lekë Tuna është kreu i një grupi kriminal që vidhte dhe trafikonte makina, e pikërisht me Edi Ramën u shpërblye duke u bërë drejtori i OSHEE për Kurbinin. Pas një hetimi të gjatë të prokurorisë së Shkodrës ky person u arrestua natën e 5 prillit, nën akuzën e trafikimit të mjeteve motorike”, tha Alibeaj.

News 24

© Panorama.al

Te lidhura