Denoncimi tjetër i PD për Beqajn: 100 milionë euro për sterilizimin

Nov 21, 2015 | 17:27
SHPËRNDAJE

Partia Demokratike ka vijuar edhe sot me denoncimin e një tjetër tenderi në shëndetësi. Depuetetja e PD-së, Albana Vokshi akuzoi kryeministrin Edi Rama dhe ministrin e Shëndetësisë Ilir Beqaj, për tenderin e sterilizimit që sipas saj, sistemi i sterilizimit është ngritur nga qeveria e kaluar”.

“Tenderi i sterilizimit është një nga vjedhjet më skandaloze e perverse të Beqës, i cili çdo ditë po thyen edhe rekordet e veta në fushën e korrupsionit. Dhënia e 100 milionë eurove, ose më saktë, ndarja e 100 milionë eurove me mikun e tij, është një krim i rëndë, që duhet ndëshkuar.

minister-beqaj
100 milionë euro për sterilizimin, ndërkohë që ky sistem ishte i ngritur në çdo spital.
Një investim prej 1.3 milionë euro i bërë nga qeveria e mëparshme, mjaft modern dhe efikas.
Por Rama dhe Beqa, kanë tjetër prioritet. Nuk u intereson sterilizimi, por milionat.
Jo vetëm kanë vendosur të japin 100 milionë euro për klientin e tyre, por i kanë dhënë atij edhe sistemin e ngritur, logjistikën, paisjet dhe mjetet për kryerjen e sterilizimit.
Me një procedurë fiktive, për të blerë një shërbim që ekziston, që thjesht duhet vënë në punë. Dhe për këtë, me një dorë jepen, ndahen pra 100 milionë euro…. e gjitha kjo është thjesht një skemë që Edi Rama dhe Ilir Beqaj të sterilizojnë 100 milionë euro për veten e tyre”- tha Vokshi.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura