Denoncimi i ish-deputetit: Polica terrorizon familjen e protestuesit, e tmerrshme…

Mar 20, 2019 | 17:36
SHPËRNDAJE

Ish-deputeti i PD, Luçiano Boçi ka hedhur akuza mbi policinë, pasi sipas tij kanë ushtruar kontroll në banesën e një prej protestuesve, të “cilin e dhunuan më 16 mars”.

Në një postim të bërë në Facebook, Boçi shkruan “Njeriut të veshur me flamur kombëtar ditën e 16 Marsit, pasi e helmuan me LHL, i dhunojnë familjen”.

Postimi i plotë:

Njeriut të veshur me flamur kombëtar ditën e 16 Marsit, pasi e helmuan me LHL, i dhunojnë familjen.
Jenicerët e Ramës, ushtrojnë kontroll në 6.00 të mëngjesit në shtëpinë e Ago Nuhajt dje, pa asnjë shkak dhe terrorizojnë familjen e gruan shtatzënë të tij!!!
Hienat me uniformë policie, të dhënat ia morën kur Ago ishte në spital i helmuar e shikim të humbur.
Ia dha të sakta me idenë që po e ndihmonin.
(Momenti kur Ago i jep të dhënat, është në video)
Dhe ja çfarë ndodhi!!!!???
Banditët e legalizuar në vend të ndihmës, ushtrojnë dhunë mbi familjen e tij. (foto mesazhet)
E tmerrshme pabesia, pafytyrësia dhe pashpirtësia e lëpirsave të pushtetit.
Shembja po afron dhe matësi i saj është tërbimi që i ka kapluar!
Nesër para parlamentit për t’i treguar vendin lakenjve, çakenjve e hienave!!

54433328_2284381981805642_7767898475978555392_n 55669458_2284381848472322_6523009510972325888_n

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura