“Çfare borxhi të kemi more…”- Mirela Kumbaron s’e mbajnë nervat, ministrja e Turizmit ofendon qytetarin: Se di kush je, por po të gjetëm…

Aug 7, 2023 | 10:37

Ministrja e Turizmit, Mirela Kumbaro ka shpërthyer ndaj një qytetari që kishte lënë qeset e mbeturave jashtë koshit, duke e quajtur “plehrë”.

kumbaro

Ne nje reagim ne faqen e saj e Facebook, ministrja Kumbaro e quan qytetarin “dembel”, duke shtuar “po çfare borxhi te kemi more”.

Madje Kumbaro i drejtohet duke thënë se “nuk e di akoma kush je, por po te gjetem….”

“Sapo mbaroi turnini ores 22.00 i pastrimit ne Qytetin e Vlores? Dhe vetem pak minuta me pas Ti dembel❗️ qe perton te hedhesh thesin me plehrat e tua? ne koshin bosh ?, e le pisllekun tend ne trotuar‼️

Po çfare borxhi te kemi more….plehre❗️?? Pastrimi i qytetit, i bregdetit, behet me parate e taksapaguesve shqiptare, edhe me parate e tua more…“, shkruan ajo.

Kumbaro1

Megjithatë, ministrja e Turizmit, pas reagimeve ne Facebook, duket se është penduar dhe nje ore me pas ka vendosur të editojë postimin në Facebook, ku fjalën “plehrë” e zëvendëson me “i paudhë”.

Më pas Mirela Kumbaro e ndryshoi duke edituar postimin: Sapo mbaroi turni i ores 22.00 i pastrimit ne Qytetin e Vlores. Dhe vetem pak minuta me pas Ti dembel qe perton te hedhesh thesin me plehrat e tua ne koshin bosh , e le pisllekun tend ne trotuar

Po çfare borxhi te kemi more… i paudhe Pastrimi i qytetit, i bregdetit, behet me parate e taksapaguesve shqiptare, edhe me parate e tua more… Nuk e di akoma kush je, por po te gjetem….”

 

mirela kumbaro
Historiku i editimit te postimit te Facebook te ministres Kumbaro!

© Panorama.al

Te lidhura