Bushati merr më të mirët për miqësoren me Holandën

May 24, 2011 | 11:05
SHPËRNDAJE

Kombëtarja shqiptare U-21 do të zhvillojë një turne ndeshjesh miqësore në Austri. Trajneri Artan Bushati ka vendosur të thërrasë disa nga talentet më të mirë që luajnë në Perëndim. Mes tyre janë Fatmir Hysenbelliu (Xhenoa), Ergis Kaçe (PAOK), Roland Shehu (Modena) etj.
Kuqezinjtë do të qëndrojnë për rreth një javë në Austri dhe do të zhvillojnë dy ndeshje miqësore. Më datën 27 maj, skuadra e drejtuar nga trajneri Artan Bushati do të ndeshet me Uzbekistanin, ndërsa më 30 maj do të përballet me Holandën. Për stafin kuqezi, këto dy ndeshje do të jenë një shans i mirë për të parë gjendjen e futbollistëve dhe për të piketuar disa prej tyre për të ardhmen. Mesfushori kosovar i Grasshoperit, Mërgim Brahimi, do të ketë mundësinë që në të ardhmen të veshë fanellën kuqezi edhe në ndeshje zyrtare. Federata Shqiptare e Futbollit ka pohuar se kanë nisur tashmë procedurat për pajisjen me dokumente të këtij futbollisti. “Po punohet shumë me të rinjtë e talentuar që luajnë jashtë Shqipërisë. Ne kemi hartuar një strategji të qartë dhe shpresojmë të jetë efikase, për afrimin e talenteve, jo vetëm ata që luajnë jashtë vendit, por, edhe për futbollistët që aktivizohen në skuadrat shqiptare”, ka thënë për mediat, zv. sekretari i përgjithshëm i FSHF-së, Besnik Çela.

LISTA E KOMBËTARES U-21

Stivi Frashëri    portier    Bylis
Endi Naço    portier    Teuta
Arsen Sykaj    mbrojtës    Vllaznia
Roland Peqini    mbrojtës    Dinamo
Orgest Gava    mbrojtës    Elbasani
Roland Shehu    mbrojtës    Modena
Denis Simani    mbrojtës    Grasshoper
Shkodran Nuredini    mbrojtës    Fc Dubndrof
Agonit Sallaji    mbrojtës    Nojshatel Ksamaks
Imran Bunjaku    mesfushor    Grasshoper
Erjon Vucaj    mesfushor    Laçi
Fatmir Hysenbelliu    mesfushor    Xhenoa
Armando Vajushi    mesfushor    Vllaznia
Odise Roshi    mesfushor    Këlni
Leutrim Osaj    mesfushor    Nk Maribor
Mërgim Brahimi    mesfushor    Grasshoper
Ergis Kaçe    mesfushor    PAOK
Bekim Bala    sulmues    Tirana
Gëzim Istrefi    sulmues    GAIS Goteborg
Soni Gëzdari    sulmues    Saso Markoni

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura