“Avokatët e tij kanë paralajmëruar se…”- Pas kërkesës së SPAK për heqjen e imunitetit, gazetarja zbulon lëvizjen e radhës të ish-kryeministrit: Berisha rrezikon arrest shtëpie

Dec 12, 2023 | 21:37
SHPËRNDAJE

Prokuroria e Posaçme kërkoi ditën e sotme,  (12 dhjetor) heqjen e imunitetit të deputetit nga Kuvendi për ish-kryeministrin Sali Berisha me qëllim ndryshimin e masës së sigurisë ndaj tij.

lala

Gazetarja Klodiana Lala, ka zbuluar më shumë detaje në lidhje me këtë kërkesë, ndërsa ka paralajmëruar që avokatët e Berishës pritet të bëjnë rekurs.

Sipas gazetares, kjo masë nga SPAK erdhi vetëm pasi Berisha refuzoi të paraqitej në gjykatë.

Lala shton se nëse Berishës i hiqet imuniteti, ai rrezikon masën ‘arrest shtëpie.’

“Kjo kërkesë vjen pasi shtetasi Sali Berisha në mënyrë të përsëritur nuk ka zbatuar kërkesën për t’u paraqitur në gjykatë. Në vendimin e tetorit, u caktua në mungesë të tij  masa ‘detyrim paraqitje’. Ish-kryeministri Berisha nuk është paraqitur në gjykatë, ndaj Gjykata e Apelit mbajti qëndrimin që duhet të mbetej në fuqi masa ‘detyrim paraqitje’ dhe ‘ndalim të daljes jashtë vendit’. Të gjitha pretendimet Berishës janë refuzuar. Duhej që më datë 18 dhjetor, Berisha të paraqitej në gjykatë.

Dua të theksoj se Berisha nuk është i pandehur, por person nën hetim. Po të shihet me kujdes shtresa thuhet arrest me burg dhe arrest shtëpie. Ligji parashikon që për persona që janë mbi 70 vjeç nuk mund të burgoset, përveç rasteve të veçanta. Nëse Berishës i hiqet imuniteti i deputetit Prokuroria e ka duart e lira për të kërkuar masën shtrënguese. SPAK e kërkon këtë masë pasi Berisha injoroi urdhrin e gjykatës. Berisha rrezikon masën ‘arrest shtëpie’. Avokatët e Berishës kanë paralajmëruar se do bëjnë rekurs në Apel”, u shpreh Lala në Open.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura