Belgjika kërkoi arrestimin e deputetit Frroku për vrasje, Prokuroria i dërgon Kuvendit urdhër-arrestin për deputetin. Ja kërkesa e plotë

Mar 28, 2015 | 14:40
SHPËRNDAJE

UPDATE/ Prokuroria e Pergjithshme, pasi ka marre zyrtarisht kerkesen e Interpol Brukselit per arrestimin e deputetit Mark Frroku, akuzuar per vrasje ne shtetin belg i ka dorezuar kerkesen per urdher-arrestin Kuvendit te Shqiperise.

“Prokuroria e Përgjithshme i kërkon Kuvendit të Shqipërisë autorizimin për “arrestimin” e shtetasit Mark Frroku, pasi ndaj tij autoritetet gjyqësore belge kanë nxjerrë urdhërin e arrestit ndërkombëtar, si person i akuzuar për kryerjen e veprës penale të “Vrasjes me paramendim” në bashkëpunim”- thuhet ne kerkesen derguar Kuvendit,

Sipas kerkeses, Prokurori i Përgjithshëm pranë Gjykatës së Apelit të Brukselit ka ngritur akt-akuzën kundër shtetasit Mark Frroku (alias Besnik Morina), i akuzuar për “Vrasje me paramendim” në bashkëpunim, në dëm të shtetasit Aleksandër Kurti, ngjarje e ndodhur në Bruksel, në datën 05.03.1999.

“Për këtë ngjarje, autoritetet belge akuzojnë 4 shtetas shqiptarë, ndër të cilët edhe shtetasin Mark Frroku, aktualisht deputet në Kuvendin e Shqipërisë. Të akuzuarit janë gjykuar në mungesë dhe ndaj tyre, në 15 janar 2010, Gjykata për Krime të Rënda e Brukselit ka dënuar secilin me nga 10 vjet burgim”- thuhet ne kerkese.

 

KERKESA E PLOTE DERGUAR KUVENDIT 

Prokuroria e Përgjithshme kërkon autorizim për arrestimin e deputetit Mark Frroku, i akuzuar nga autoritetet e Belgjikës për veprën penale të “Vrasjes me paramendim” e kryer në bashkëpunim

Prokuroria e Përgjithshme i kërkon Kuvendit të Shqipërisë autorizimin për “arrestimin” e shtetasit Mark Frroku, pasi ndaj tij autoritetet gjyqësore belge kanë nxjerrë urdhërin e arrestit ndërkombëtar, si person i akuzuar për kryerjen e veprës penale të “Vrasjes me paramendim” në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 66 dhe 394 të Kodit Penal të Belgjikës.

Kërkesa drejtuar Kuvendit të Shqipërisë, e cila mbështetet në nenin 73/2 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, bazohet në materialin e ardhur në Prokurorinë e Përgjithshme nga Zyra Qendrore Kombëtare Interpol-Tirana, me shkresën datë 27.03.2015 dhe nga Ministria e Drejtësisë, me shkresën datë 28.03.2015. Pas këtij informacioni, Prokuroria e Përgjithshme ka regjistruar procedimin penal nr. 2, dt. 28.03.2015, për veprën penale të “Vrasjes me paramendim”, në bashkëpunim, parashikuar nga neni 78/1 dhe 25 i Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë. 

Në kërkesën drejtuar Kuvendit për dhënien e autorizimit, Prokuroria e Përgjithshme e Shqipërisë u bën me dije deputetëve të Kuvendit se, Prokurori i Përgjithshëm pranë Gjykatës së Apelit të Brukselit ka ngritur akt-akuzën kundër shtetasit Mark Frroku (alias Besnik Morina), i akuzuar për “Vrasje me paramendim” në bashkëpunim, në dëm të shtetasit Aleksandër Kurti, ngjarje e ndodhur në Bruksel, në datën 05.03.1999.

Për këtë ngjarje, autoritetet belge akuzojnë 4 shtetas shqiptarë, ndër të cilët edhe shtetasin Mark Frroku, aktualisht deputet në Kuvendin e Shqipërisë.

Të akuzuarit janë gjykuar në mungesë dhe ndaj tyre, në 15 janar 2010, Gjykata për Krime të Rënda e Brukselit ka dënuar secilin me nga 10 vjet burgim.

Ky proces gjykimi është zhvilluar në mungesë të personave të dyshuar, të cilët janë përfaqësuar nga avokatët e tyre. Dy prej të akuzuarve, njëri prej të cilëve edhe shtetasi Mark Frroku, kanë apeluar këtë vendim, me arsyetimin se avokatët e tyre kanë qenë kontradiktorë në mbrojtjen e klientëve të tyre, pa shprehur qartësisht kundërshtimin e akuzës.

Në bazë të legjislacionit procedurial penal të Belgjikës, ky arsyetim i prezantuar nga dy shtetasit shqiptarë është argument për të pranuar apelimin. Gjykata e Kasacionit me vendimin e datës 24 Mars 2010, ka kthyer çështjen për rigjykim.

Bazuar në apelimin e mbrojtjes, Kryetari i Gjykatës së Apelit për Krime të Rënda të Brukselit, në datën 31 janar 2014, ka vendosur fillimisht që shqyrtimi i kësaj çështje të fillojë në Shkurt 2015, por pak javë më parë, gjyqtari ka vendosur që ky proces të fillojë në muajin Tetor 2015.

Bazuar në aktet që i janë vënë në dispozicion Prokurorisë Shqiptare, rezulton se shtetasi Mark Frroku dhe 3 bashkëatdhetarë të tij, janë personat e akuzuar për vrasjen e shtetasit Aleksandër Kurti, ngjarje e ndodhur në vitin 1999. Sipas materialeve hetimore, rezulton se kjo vrasje është pasojë e përplasjeve së grupeve që merren me prostitucionin në Bruksel. 

Akuza per vrasje, Belgjika i kerkon Shqiperise arrestimin e Frrokut 

Belgjika i ka kerkuar zyrtarisht Prokurorise se Pergjithshme ekzekutimin e nje urdhri arresti per deputetin Mark Frroku, ne akuze per vrasje per llogari te drejtesise belge.

Deputeti Mark Frroku

Burime per “Panorama Online” bejne me dije se mbreme nga Interpoli belg ka mberritur ne Prokurorine e Pergjithshme kerkesa per urdher-arresti per shtetasin Mark Frroku, me akuzen per “vrasje” ne shtetin belg.
Sipas kerkeses se derguar Interpoli Bruksel i kerkon Interpol Tiranes arrestimin e Frrokut. Ka qene Interpol Tirana qe ka derguar me pas kerkesen ne Prokurorine e Pergjithshme.  

Nje dite me pare, ne urdher-ndalimi te deputetit Frroku, firmosur nga kryeprokurori Llalla theksonte se “Frroku akuzohej edhe nga drejtesia belge per vrasje”. 

Nderkohe sot “Panorama” ka publikuar dokumentin me te cilin Policia e Tiranes i bente kerkese Interpolit me 23 mars per informacion nese Frroku ishte i kerkuar ne shtetin belg per llogari te drejtesise se atij vendi.

Mediat belge shkruanin një vit më parë se Mark Frroku ishte i dënuar në Belgjikë për vrasjen e një shqiptari. Deputeti shqiptar rezultonte i dënuar në Belgjikë për vrasje me 10 vite burg.

Vendimi ishte dhënë në mungesë nga Gjykata e Apelit të Brukselit në vitin 2010, për vrasjen në bashkëpunim të një shqiptari. Frroku do të rigjykohej në muajin shkurt nga Gjykata Penale e Nivelles, pasi ai fitoi lirinë para se çështja ndaj tij të shkonte në Gjykatë. Lajmi është publikuar më 10 janar të vitit 2014, në një portal lajmesh online në Belgjikë, “NordEclair.Be”.

Ndërsa pas publikimit të këtij lajmi, deputeti Frroku reagoi duke e quajtur të sajuar. Ai i hodhi poshtë akuzat, duke e cilësuar ngjarjen me prapavijë politike. Sipas tij, nuk ka asnjë precedent penal në asnjë vend të botës. Nëse do të kisha qoftë edhe problemin më të vogël me drejtësinë, nuk do të kisha marrë nënshtetësinë amerikane”, shprehej Frroku. 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura