613 kg kokainë/ Mediat meksikane: I përket kartelit më të frikshëm në Kolumbi

Mar 2, 2018 | 12:11
SHPËRNDAJE

Mediat meksikane i kane kushtuar nje shkrim operacionit te kapjes se sasise rekord te kokaines ne Maminas te Durresit, ne nje kontenier qe sillte banane nga Kolumbia, porositur nga firma shqiptare Arbri -Garden.

“Autoritetet zbulojnë kokainë midis bananeve kolumbiane, në portin e Shqipërisë”, e nis shkrimin “Sipse.com”, shkruan “Panorama”.

1519872290996

Me tej shkruhet se “Sipas Notimex, rreth 613 kilogramë kokainë të fshehura në një dërgesë me banane u zbuluan në portin shqiptar të Durrësit, në një operacion të koordinuar midis Marinës Kombëtare Kolumbiane, agjencive ndërkombëtare dhe policisë shqiptare.

Droga ishte e fshehur në dyshemenë e dyfishte të një kontenieri që do të dilte nga Kolumbia në mes të janarit, të ngarkuar me banane, në një anije që do të vizitonte disa porte në Evropë përpara se të arrinte në portin  shqiptar.

Informacion i dhënë nga agjencitë pjesëmarrëse ne operacion, vijon me tej shkrimi, lejoi policine shqiptare te planifikojë një operacion për të kontrolluar rrugën qe do te bente kontejneri, në pronësi të një kompanie shqiptare, nga koha e ardhjes së saj në portin e Durresit, deri ne ambientet e kompanisë në qytetin e Maminasit.

Gjatë operacionit u arrestuan dy persona: shoferi i kamionit dhe një punonjës i kompanisë, citon shkrimi raportin e Marinës Kombëtare Kolumbiane”, thuhet ne shkrim, raporton “Panorama”.

“Policia shqiptare lëshoi ​​”urdhër arrestin per pronarine  kompanisë dhe hapi hetimet me homologët e saj në Evropë për të përcaktuar identitetin e personave të tjerë të lidhur me këtë sekuestrim”, qe eshte sasia me e madhe e kokaines kapur ne vend”.

Sipas medias meksikane, “kokaina e konfiskuar i përkiste një strukture trafikimi të drogës të lidhur me kaertelin El Clan del Golfo, me i frikshmi ne Meksike dhe Kolumbi, e cila ka kontakte në disa porte evropiane, në të cilat dërgojnë drogën”.

Sipas shkrimit, vlera e droges qe u sekuestrua eshte më shumë se 37 milionë dollarë, “qe do te hynte në arkën e këtij grupi kriminal”, shkruan “Panorama”.

Cfare eshte Clan del Golfo

Sipas nje kerkimi ne internet, El Clan del Golfo, i quajtur më parë Los Urabeños ose Clan Úsuga ose Autodefensas Gaitanistas de Colombia, është një grup kolumbian i trafikimit të drogës i cili ishte përfshirë në konfliktin e armatosur kolumbian.

Ky grup konsiderohet grupi më i fuqishëm neo-paramilitar në Kolumbi me rreth 3.000 anëtarë në rrethin e brendshëm të organizatës.

Burimi kryesor i të ardhurave te tyre është trafiku i drogës, shkruan “Panorama”.

Në fund të vitit 2011 Los Urabeños shpalli luftë ndaj Los Rastrojos mbi kontrollin e tregtisë së drogës në Medellín.

Los Urabeños është një nga organizatat që u shfaqën pas demobilizimit të Forcave të Bashkuara të Vetë-Mbrojtjes të Kolumbisë.

PANORAMA

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura