LAZARATI/ 17-vjeçari që u kap me armë e kokainë, “përkrahës i ISIS”. Dëshmia: 15 persona blenë 6 snajpera (FOTO)

Jun 25, 2015 | 8:03
SHPËRNDAJE

UPDATE/ Lazarati, Gjirokastra por edhe Shqipëria u trondit sërish sot kur një efektiv i Forcave të RENEA-s u vra gjatë një operacioni policor në këtë fshat, ndërsa dy kolegë të tjerë të tij u plagosën në kokë dhe në shpatull dhe fatmirësisht janë jashtë rrezikut për jetën.

Por kush ka qëlluar? Disa persona janë shoqëruar në Polici dhe autoritetet nuk kanë bërë me dije emra deri në këto momente, megjithatë, zyrtarisht mësohet se është identifikuar një 17-vjeçar, i cili është personi që u arrestua pasi u kap në automjetin e bardhë ku u gjetën armë dhe kokainë. Ai është 17-vjeçari Xhuliano Malo, fotografinë e të cilit mund ta shihni edhe më poshtë, marrë nga profili i tij në Facebook.

Xhuliano Malo

 DËSHMIA/ Në dëshminë e tij në polici mësohet se Malo ka thënë që bëhet fjalë për një grup prej 15 personash që disponojnë 6 snajpera dhe armatime të tjera të rënda, raporton “News 24”. Sipas informacioneve që disponon policia, të rinjtë e moshës 14-22 vjeç, janë shpërndarë nëpër banesa dhe në malin e Sopotit.

Nga dëshmia e 17-vjeçarit, mësohet se grupi është ndarë në minigrupe të tjera më të vogla në disa banesa brenda në pyllin e fshatit. 

Xhulio Malo, foto e amrre nga profili i tij ne rrjetet sociale

MBËSHTETËS I ISIS-it/ Siç duket nga fotot, Xhulio ka shkruar në rrjetet sociale se është mbështetës dhe i fesë muslimane. Por nuk kanë munguar as fotot e postuara pranë bimëve narkotike të kultivuara në Lazarat dhe foto të xhihhadistëve muslimanë që luftojnë në Siri dhe Irak. Një prej fotove ku duken luftëtarët xhihadistë, ai e ka bërë edhe “cover” foto në Facebook, më 25 Prill. 

Postimi i Xhulios me foto te xhihadisteve te ISIS

 

Foto e postuar prane kanabisit te kultivuara
Profili ne Facebook i Xhulio Malos, i identifikuar nga Policia si i dyshuar qe ka qelluar mbi policine ne Lazarat

Kthimi i krismave të armëve në fshatin famëkeq të Lazaratit orët e fundit kanë shokuar opinionin publik, ndërsa Policia ka sqaruar se bëhet fjalë për një përplasje mes banorëve të Lazaratit dhe Policisë që ka nisur gjatë orëve të vona të natës së djeshme ku një një grup i armatosur ka qëlluar me armë në drejtim të shërbimeve të Policisë që kryejnë shërbim në Lazarat.

Nga të shtenat ka mbetur viktimë 31-vjeçari Ibrahim Basha, i cili ka humbur jetën rrugës për në spitalin e Gjirokastrës. Ndërsa të plagosurit janë dërguar me helikopter në Spitalin e Traumës në kryeqytet dhe nga mjekët raportohet se pas ekzaminimeve tashmë mund të thuhet se ata ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Efektivi i vrare mesohet se ka qene me pare komando i Forcave te Armatosura dhe para 6 muajsh ishte çertifikuar nga Drejtori i Pergjithshem i Policise se Shtetit si pjesetar i forcave RENEA.

Efektivi i vrare, Ibrahim Basha
Ibrahim Basha

31-vjeçari humbi jetën nga një plumb në kokë. Teksa dy efektivët e plagosur janë Jetmir Isai dhe Perlat Ahmetaj.

Polici Jetmir Isai

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura