Kreu i delegacionit serb në bisedimet me Kosovën, Borislav Stefanoviç, u tha opozitarëve në Serbi dhe atyre në Veriun e Kosovës se kërkesat e tyre “jorealiste” do të thellonin krizën ndërmjet KFOR-it dhe protestuesve serbë, lidhur më barrikadat në Veri. Kryenegociatori serb tha për të përditshmen serbe, “Veçernje Novosti”, që rezultati më i keq për Serbinë dhe serbët e Kosovës është nëse përfaqësuesit e katër komunave serbe në Veri të Kosovës nuk iu binden vendimeve politike të Beogradit. Stefanoviç tha se përçarjet e mëtejshme në Veri të Kosovës do të jenë vetëm në favor të Prishtinës dhe do të përplasin kërkesat jorealiste të opozitës serbe për të ndërprerë bisedimet e ndërmjetësuara nga Bashkimi Europian. Bisedimet janë jetike për Beogradin për të siguruar statusin e kandidatit për anëtarësim në BE gjatë këtij viti.











