Zyrtare: Josip Kuzhe nuk rinovon me FSHF-në

Oct 20, 2011 | 16:53

Ka përfunduar sot zyrtarisht kontrata e trajnerit të kombëtares kuqezi, Josip Kuzhe me Federatën Shqiptare të Futbollit.

FSHF mësohet se nuk ka rinovuar kontratën me Josip Kuzhe, i cili përfundon këtu “aventurën” e tij me përfaqësuesen tonë, duke e lënë atë të 5-ën në grup, në eleminatoret e Euro 2012 dhe në vendin e 71-të në renditjen e FIFA-s per muajin shtator.

Gjatë drejtimit të Kuzhes Shqipëria ka arritur të renditet në vendin e 50-të në renditjen e FIFA-s, pozicioni më i mirë në të gjithë historinë e përfaqesueses.

Kroati, Kuzhe ka marrë drejtimin e kombëtares kuqezi në vitin 2009.

FSHF pritet që të zyrtarizojë emrin e ri që do të drejtojë kombëtaren shqiptare, ku ndër emrat më të përfolur është ish futbollisti I përfaqësueses, Besnik Hasi.

© Panorama.al

Te lidhura