Probleme me rrjetet sociale në të gjithë botën, bien Instagram, Messenger dhe Facebook! Shkak problemet me shërbimet e “Meta”

Jun 12, 2026 | 16:08

Miliona përdorues të rrjeteve sociale në të gjithë botën, veçanërisht Instagram, Facebook dhe Messenger, kanë pasur probleme në orët e fundit, pasi kanë pasur vështirësi në përdorimin e shërbimeve të Meta-s.

facebook

Aktualisht, shumë përdorues po shohin në ekranet e tyre se ka një problem në lidhjen me faqet e tyre, ndërsa disa raportojnë se shkëputen shpesh nga llogaritë e tyre.

Në të njëjtën kohë, ata që arrijnë të lidhen me llogaritë e tyre raportojnë se po përjetojnë probleme edhe me story-t.

Në orët e fundit ka pasur vështirësi në përdorimin e shërbimeve të Metës.

© Panorama.al

Te lidhura