“Zvërnecin do e marrim pasi të çlirojmë Shqipërinë nga dy personat”- Protestuesi: Rama në burg, Berisha në burg! Mos lejoni asnjë parti të marrë kreditet e protestës

Jun 5, 2026 | 18:56


Vijoi për ditën e gjashtë protesta kundër investimit në Zvërnec të Vlorës. Përpara kryeministrisë u mblodhën qytetarë të shumtë që shprehën indinjatën e tyre me qeverinë dhe kryeministrin Rama.

protesta zvernec

Një prej tyre u shpreh se protesta nuk ka qëllim vetëm Zvërnecin dhe Nartë, pasi qëllimi është Rama dhe Berisha në burg.

Protestuesi: Shoh shumë njerëz që flasin me apo pa dëshirë e çojnë gjithë interesin te Narta, Zvërnecin. Nuk jemi vetëm për Zvërnecin, atë do e marrim pasi të çlirojmë Shqipërinë nga këto dy persona. Rama në burg Berisha në burg.

Dhe mos harroni se studentët që hodhën poshtë komunizmin ishin pa bukë në bark, ju jeni me AMG. Zgjohuni se jeni me gjak shqiptari. Mos lejoni asnjë parti të marrë kreditet e protestës.

© Panorama.al

Te lidhura