VIDEO/ Rama në Zvërnec, qytetarët mblidhen për protestën e gjashtë në Tiranë! Nis marshimi drejt kryeministrisë

Jun 5, 2026 | 18:25

Teksa kryeministri Edi Rama ndodhet në Vlorë, ku po bisedon me banorët e zonës lidhur me projektin që është planifikuar të ndërtohet aty, në Tiranë ka nisur protesta e gjashtë kundër këtij investimi.

Mijëra qytetarë janë mblidhur në sheshin “Skënderbej”, e më pas po vijojnë marshimin drejt Kryeministrisë, aty ku dhe pozicionohen çdo ditë për disa orë.

As këtë herë nuk kanë munguar pankartat dhe thirrjet për kundërshtimin e projektit të Zvërnecit, dorëheqjen e qeverisë dhe Ramës.

Screenshot 2026-06-05 183024

“Edi Rama dorëhiqu”, brohorasin ata njëzëri, ndërsa nuk kanë munguar edhe pankartat pikante si: “Rama n’burg, Berisha n’burg”, “Atdheu nuk është në shitje”, “Toka është e maskarenjve por Atdheu i shqiptarëve”, “2000 euro metri katror, 600 euro qeraja, 700 euro paga”, “Ju jeni hajdutë”, “Di gjë ka ilaç kundër helmit të gjakpirësve”, “Shoqëria është e jona”.

Qytetarët mbajnë në duar flamuj kuq e zi, flamuj me mbishkrimin autoktonë, si edhe kanë ndezur flakadanë.

Capture-29-766x450

 

protesta ne tirane zberneci

© Panorama.al

Te lidhura