Presidenti francez Emmanuel Macron është filmuar duke bërë vrap mëngjesin e sotëm në Tivat të Malit të Zi, përpara fillimit të Samitit BE – Ballkani Perëndimor.
Sipas mediave malazeze, Macron ka vrapuar përgjatë bregdetit i shoqëruar nga trupa e tij e sigurisë.
“Mirëmëngjes”, dëgjohet t’i thotë ai personit që po e filmonte, ndërsa e ka përshëndetur edhe me dorë.
Mes zyrtarëve që kanë marrë pjesë në Samit janë edhe presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen, kancelari i Gjermanisë Friedrich Merz, kryeministri i Spanjës Pedro Sánchez dhe kryeministrja e Italisë Giorgia Meloni.
Në punimet e samitit marrin pjesë edhe liderët e vendeve të Ballkanit Perëndimor, përfshirë presidentin e Serbisë Aleksandar Vučić, kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama, kryeministrin e Maqedonisë së Veriut Hristijan Mickoski, si dhe përfaqësues të Bosnjës e Hercegovinës dhe Kosovës.
© Panorama.al












