“Kundër Edi Ramës dhe Pro-Amerikës!”- Qytetarët shqiptarë në shesh, me pankarta kundër qeverisë dhe me flamujt e SHBA

Jun 5, 2026 | 18:37

Redaksionale- Në pesë protestat masive në Tiranë, një gjë ka qenë e qartë në rrugë e sheshe, në pankarta dhe në thirrjet e qytetarëve, zemërim ndaj qeverisjes dhe mënyrës se si po ushtrohet pushteti në vend nga kryeministri Edi Rama dhe njerëzit e tij.

Protesta-1-qershor2026-770x433

Para Kryeministrisë janë dëgjuar për 5 ditë radhazi mesazhe të forta kundër pushtetit, arrogancës dhe mungesës së dialogut me qytetarët. Protestuesit kanë artikuluar pakënaqësi ndaj vendimmarrjeve që i shohin si të dëmshme dhe ndaj një sistemi që, sipas tyre, nuk i dëgjon më njerëzit e zakonshëm.
Sot shqiptarëve u grabitet prona nga të “fortët” apo njerëz pranë pushtetit. Korrupsioni ka arritur nivele alarmante, ndërsa abuzimi me pushtetin po tentohet te kthehet në normalitet, sa kohë drejtësia pengohet të bëjë punën e vet. Kjo vret shpresën dhe të ardhmen e qytetarëve. Shqiptarët i detyron të largohen.

Në këtë sens, protestat kanë pasur një bosht të qartë, kritikë ndaj qeverisë dhe kërkesë për ndryshim politik.

 Megjithatë, në diskursin publik është përhapur edhe një tentativë për ta zhvendosur fokusin, duke i interpretuar protestat si qendrim kundër amerikanëve. Por kjo nuk përputhet me realitetin e mesazheve që kanë dhënë vetë protestuesit.

Në tubime janë parë edhe flamuj amerikanë të ngritur krah flamurit kombëtar shqiptar, një detaj ky që, përkundrazi, tregon një simbolikë pro-perëndimore dhe jo refuzim të aleancës strategjike të Shqipërisë dhe shqiptarëve me SHBA-në.

 Në thelb, protestat nuk lexohen si një përplasje me partnerët ndërkombëtarë, por si një shpërthim i zemërimit të brendshëm për arsye të cilat tanimë janë të ditura dhe të lexueshme në çdo pankartë.

Zemërimi është i drejtuar ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mënyrës së qeverisjes, duke reflektuar një pakënaqësi të akumuluar për keqqeverisje ndër vite, varfëri e mungesë llogaridhënieje.

Në këtë kuptim, sheshi ka folur për Shqipërinë dhe problemet e brendshme që në vend se të merrnin zgjidhje kohë më parë, përkeqësohen. Keqqeverisja dhe efektet e saj agravohen, paligjshmëria institucionale thellohet, ndërsa qytetarët humbin vende pune, kostot e jetesës shtrenjtohen dhe pamundësia për të bërë jetesë normale në vitin 2026 është e pamundur./News24

© Panorama.al

Te lidhura