“Në fillim na thanë se jemi grekë, tani na nxorën si iranianë!”- Protesta e gjashtë në Tiranë, qytetarja: Kryeministër kemi vetëm një kërkesë, jep dorëheqjen!

Jun 5, 2026 | 18:51

Sot shënohet dita e gjashtë e protestës së mijëra qytetarëve para kryeministrisë, të cilët kundërshtojnë projektin turistik në zonën e mbrojtur të Zvërnecit dhe kërkojnë largimin e qeverisë dhe të kryeministrit Edi Rama.

Ajo deklaroi se pushteti ka tentuar ta delegjitimojë protestën dhe në fillim i kanë cilësuar si greke, pastaj si rusë, ndërsa sot Rama i ka cilësuar si iranianë.

“Në fillim na thanë se jemi greke, pastaj na tha se jemi rusë, ndërsa sot kemi dalë edhe iranianë. Pushteti që i ka ardhur fundit nuk e kupton se këtu ka shqiptarë të mirë, shqiptarë të lirë që e duan Shqipërinë vetëm për shqiptarët”, tha ajo.

Sipas saj, kërkesa e vetme e qytetarëve është e qartë: “Kryeministër, JEP DORËHEQJEN.

Qytetarja: Gjithë këto ditë kemi parë se si pushteti ka tentuar ta delegjitimojë protestën tonë. Në fillim na thanë se jemi greke, pastaj na tha se jemi rusë, ndërsa sot kemi dalë edhe iranianë. Pushteti që i ka ardhur fundit nuk e kupton se këtu ka shqiptarë të mirë, shqiptarë të lirë që e duan Shqipërinë vetëm për shqiptarët.

Kemi parë gjithashtu këto ditë është tentuar të dezinformohet se ka një grup koordinator  dhe negociator, dua të them që kjo protestë është e qytetarëve është e njerëzve të lirë. Është vetëm e juaja. Ne jemi protesta, ju jeni protesta kujdes nga dezinformimi, Shqipëria është e jona. Po protestohet në Vlorë, ne Durrës, ne Elbasan, po protestohet kudo, në Amerikë, në gjermani, në të gjitha shtetet ku jetojnë shqiptarë.

Kemi parë se si kërkesat tona nuk janë marrë seriozisht, sot kemi vetëm një kërkesë kryeministër: JEP DORËHEQJEN.

Për 35 vjet na kanë gënjyer, mashtruar, vjedhur dhe na kanë grabitur edhe imagjinatën se mund të kemi një Shqipëri tjetër, sot jemi duke bërë historinë që një Shqipëri tjetër demokratike e pakorruptuar, e pavjedhur dhe që u përket vetëm shqiptarëve është e mundur.

© Panorama.al

Te lidhura