“Zoti e bekoftë Amerikën”- Belind Këlliçi pjesë e mbrëmjes festive Liberty Ball: Trump dëshiron që trashëgimia e tij politike të jetë ajo e një Presidenti paqebërës në mbarë globin

Jan 21, 2025 | 21:02

Drejtuesi politik i PD për Tiranën, Belind Këlliçi ka qenë pjesë e ceremonisë së inaugurimit të Presidentit të SHBA-ve, Donald Trump.

kellici

Me anë të një postimi në Facebook, Këlliçi ka publikuar edhe disa foto nga mbrëmja festive Liberty Ball, ku Trump dhe zonja e Parë, Melania përshëndetën të ftuarit.

Këlliçi shkruan se ‘presidenti Trump u shpreh i qartë dhe i prerë se dëshiron që trashëgimia e tij politike të jetë ajo e një Presidenti përbashkues dhe paqebërës në mbarë globin’.

“Kënaqësi e jashtëzakonshme të isha pjesë e mbrëmjes festive Liberty Ball, në të cilën Presidenti Trump, i shoqëruar nga Zonja e Parë Melania dhe fëmijët e tij, si dhe Zv. Presidenti JD Vance, i shoqëruar nga zonja e tij, Usha Vance, përshëndeti të ftuarit dhe riafirmoi premtimet e tij të dhëna gjatë fushatës elektorale.

Përmes ovacioneve USA! USA!, Presidenti Trump u shpreh i qartë dhe i prerë se dëshiron që trashëgimia e tij politike të jetë ajo e një Presidenti përbashkues dhe paqebërës në mbarë globin. Zoti e bekoftë Amerikën”, shkruan Kelliçi.

© Panorama.al

Te lidhura