“Zoti Balluku…”- Niko Peleshi shkakton të qeshura në sallë, Këlliçi: E keni mendjen tek “tuneli Palloshit”, s’keni faj…

Nov 6, 2025 | 12:09

Një lapsus i kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi ka shkaktuar të qeshura në sallën e Kuvendit pasi iu drejtua deputetit të PD-së, Belind Këlliçi, si Zoti Balluku, teksa i dha fjalën për procedurë.

niko peleshi tuneli i llogarase belinda balluku belind kelliçi

“Për procedurë z. Balluku, Këlliçi! Ndjesë për lapsusin”, u shpreh kryeparlamentari, ndërsa deputetët shpërthyen në të qeshura.

“E di që e keni mendjen tek tuneli i Palloshit, skeni faj”, iu drejtua deputeti i PD-së.

Belind Këlliçi ironizoi duke thënë se zv.kryeministrja Belinda Balluku, e cila është marrë e pandehur nga SPAK për tunelin e Llogarasë, ka një meritë pasi, sipas tij, ka shpikur mikrotoponim të ri.

“Tuneli i Llogarasë nga sot quhet tuneli i Palloshit, ka meritë të madhe”, u shpreh ai.

Pjesë nga replikat në sallë:

Niko Peleshi: Për procedurë z. Balluku, Këlliçi (Shkakton të qeshura në sallë)

Belind Këlliçi: E di që e keni mendjen tek tuneli i Palloshit, skeni faj

Niko Peleshi: Ndjesë për lapsusin

Belind Këlliçi: Balluku ka një meritë se na ka shpikur një mirkotoponim të ri, tuneli i Llogarasë që nga sot quhet tuneli i Palloshit, ka meritë të madhe.

© Panorama.al

Te lidhura