Real Madrid ka bërë zyrtar sot afrimin e Bernardo Silva, mesfushorit portugez të cilin e transferoi me parametër zero nga radhët e Manccester Sitit.
“Real Madrid dhe Bernardo Silva kanë arritur një marrëveshje që ai të bëhet një futbollist i Real Madrid për dy sezonet e ardhshme, deri më 30 qershor 2028”, shkruhej në njoftimin e madrilenëve që zyrtarizonte këtë afrim.
Bernardo SIlva fillimisht ishte në bisedime me klubet italiane, por më pas nisi negociatat me Atletiko Madrid e Barcelonën. Katalansit u dukën shumë pranë firmës me të, por ndërhyrja e menjëhershme e Realit me kërkesë të Murinjos bëri që ai të ndryshonte destinacion dhe të përfundonte te Reali pikërisht atëherë kur mendohej se do të firmoste me rivalët e tyre.
PANORAMASPORT.AL
© Panorama.al












