Atletiko Madrid i ka shkaktuar Interit humbjen e parë në këtë edicion të Ligës së Kampioneve duke e mundur me shifrat 2-1.

Ndeshja nisi me polemika pas golit të Hulian Alvarez, pasi kishte një prekje të topit me dorë të Baena gjatë aksionit. Por pas avantazhit të vendasve, dy skuadrat dhuruan një lojë shumë të bukur me raste në të dy portat.
Barazimi i Interit erdhi me Zielinskin në pjesën e dytë dhe mundësitë nuk munguan si te italianët, ashtu edhe vendasit për të shënuar përsëri.
Por kur dukej se ndeshja do të mbyllje në barazim ishte Himenez pas një goditje nga këndi ai i cili mposhti Zomer dhe i dhuroi fitoren madrilenëve.
ATLETIKO MADRID-INTER 2-1
11′ Alvarez, 90’+3′ Himenez / 54′ Zielinski
Goli i Himenez (VIDEO)
Goli i Zielinskit (VIDEO)
Goli i Alvarez dhe pamjet e VAR (VIDEO) (VIDEO)
FORMACIONET ZYRTARE

PANORAMASPORT.AL
© Panorama.al











