Zgjodhi të bëhet nënë përmes metodës IVF, Juliana Nura flet për herë të parë për shtatzëninë dhe donatorin: Është shqiptar!

Jun 29, 2026 | 17:17

Juliana Nura, e njohur nga edicioni i parë i Big Brother VIP Kosova, po përjeton një nga periudhat më të rëndësishme të jetës së saj, pasi është në pritje të fëmijës së parë dhe ndodhet në muajin e 7-të.

juljana nura

Ajo u shfaq për herë të parë publikisht me barkun e rrumbullakosur, në një event në Kosovë, duke konfirmuar zyrtarisht se është në pritje të ëmbël.

Juliana ka vendosur ta përjetojë këtë rrugëtim si nënë e vetme, duke zgjedhur procedurën e Fekondimi in Vitro ose IVF, një vendim që ka ngjallur shumë diskutime. Interesi i publikut u përqendrua menjëherë te identiteti i babait biologjik të foshnjës dhe në rrjet qarkulluan aludime të ndryshme.

juljana nura (1)

Megjithatë, në një intervistë për Prive by Liberta Spahiu, Juliana vendosi t’i japë fund çdo spekulimi dhe sqaroi edhe origjinën e donatorit.

“Personi që ka dhënë pjesën e 49% të formimit, të fillimit të embrionit, është donator shqiptar. Shqiptar është beba! Shqiptar edhe nga nëna, edhe nga baba. Puro shqiptar”, u shpreh Juliana.

juljana nura (2)

Gjatë intervistës, ajo tregoi se vendimi për t’u bërë nënë në këtë mënyrë nuk ishte impulsiv, por i menduar me kujdes. Sipas saj, kjo ishte zgjedhja më e mirë për të mos rrezikuar qetësinë e saj dhe të fëmijës me marrëdhënie që mund të mos funksiononin në të ardhmen.

Juliana iu përgjigj edhe kritikave të atyre që e konsiderojnë këtë vendim egoist.  Ajo theksoi se askush nuk mund ta gjykojë pa qenë në vendin e saj dhe shtoi se komentet negative, sipas përvojës së saj, vijnë kryesisht nga burrat, ndërsa gratë e kanë mbështetur dhe e kanë përgëzuar për guximin.

juljana nura (2)

juljana nura (4) juljana nura (3)

© Panorama.al

Te lidhura