FOTO/ Po trafikonin drogë, çifti shqiptar kapet në portin e Greqisë! Kokaina dhe kanabisi të fshehura në valixhe, ja si u zbuluan

Jun 29, 2026 | 16:49

Një çift shqiptar u arrestua në Greqi, për trafik droge, teksa po transportonin një sasi lënde të konsiderueshme narkotike.

greqi droga2

Të arrestuarit janë një grua 26-vjeçare dhe një i ri 23-vjeçar, që u pikasën nga oficerët e Rojës Bregdetare.

Ata akuzohen për shkelje të legjislacionit për substancat që shkaktojnë varësi, ndërsa gjatë kontrolleve u sekuestruan sasi të konsiderueshme kokaine dhe kanabisi.

Konkretisht, gjatë një kontrolli në portin e “Kymasi Mantoudio”, (Evia) oficerët e portit gjetën në posedim të 26-vjeçares, në bagazhin e saj të dorës, një pako najloni me 278.1 gramë kokainë, si dhe tre pako najloni me kanabis të papërpunuar, me një peshë totale bruto prej pak më shumë se 1 kg.

greqi droga

Njëkohësisht, u sekuestruan dy telefona celularë dhe shuma prej 350 eurosh, të cilat u gjetën në posedim të gruas së arrestuar.

Në kontekstin e të njëjtit rast, autoritetet vazhduan me arrestimin e 23-vjeçarit të dyshuar si marrës i drogës në Alonissos. Një telefon celular u gjet në posedim të tij dhe u konfiskua, informon “Protothema”.

Operacioni u krye në fundjavë nga oficerët e Ekipit Rajonal të Zbatimit të Ligjit Kundër Drogës (P.O.D.I.N.) të Autoritetit Qendror Portual të Volosit me ndihmën e oficerëve të Autoritetit Portual të Mantoudit dhe qenit të policisë për zbulimin e drogës LS-EL.AKT., i quajtur “TOBI”.

greqi droga3

Hetimi paraprak për rastin po kryhet nga Stacioni Portual i Mantoudit, ndërsa dy të arrestuarit përballen me akuza për shkelje të Ligjit 4139/2013 për substancat që shkaktojnë varësi.

© Panorama.al

Te lidhura