Tedi Blushi takime në Parlamentin Europian: Shqipëria nuk mund të integrohet në BE pa shtet ligjor! Rama ka shpopulluar vendin, Meta mbahet në paraburgim pa provë

Jun 29, 2026 | 16:36

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, zhvilloi takime në Parlamentin Evropian me kryetarin e Delegacionit për Marrëdhëniet me Shqipërinë, eurodeputetin Marco Tarquinio, si dhe me raporterin për shtetin e së drejtës, Konstantinos Arvanitis.

tedi blushi

Gjatë takimeve, Blushi ngriti shqetësime për situatën politike, sundimin e ligjit dhe nivelin e korrupsionit në Shqipëri, duke akuzuar qeverinë për keqqeverisje dhe kapje të institucioneve.

Sipas Blushit, pasojat e keqqeverisjes kanë çuar në largimin masiv të të rinjve nga vendi, duke e bërë Shqipërinë një nga vendet më të prekura nga shpopullimi në rajon.

“Korrupsioni dhe kriminalizimi i shtetit kanë shpopulluar Shqipërinë më shumë se çdo vend tjetër në rajon. Kjo është edhe arsyeja pse të rinjtë janë ngritur në protesta masive, duke kërkuar largimin e panegociueshëm të Edi Ramës”, u shpreh ai.

Blushi deklaroi gjithashtu se korrupsioni ka dëmtuar rëndë funksionimin e shtetit ligjor dhe se reforma në drejtësi, sipas tij, nuk ka arritur të luftojë korrupsionin.

Si argument, ai iu referua raportit të Transparency International, duke theksuar se Shqipëria është renditur 11 vende më poshtë krahasuar me një vit më parë.

“Krahas rritjes së numrit të arrestimeve është rritur edhe korrupsioni. Pandëshkueshmëria është kthyer në sistem”, deklaroi Blushi.

Në vijim, ai akuzoi institucionet e drejtësisë për përdorim politik, duke u ndalur te çështja e presidentit të Partisë së Lirisë, Ilir Meta.

“Drejtësia e re po përdoret politikisht. Ilir Meta mbahet në paraburgim prej dy vitesh, pa asnjë provë dhe pa asnjë fakt penal kundër tij. Kjo situatë të kujton rrëmbimin e Aldo Moros”, tha Blushi.

Në përfundim, ai theksoi se Shqipëria nuk mund të avancojë në procesin e integrimit evropian pa garantuar funksionimin e shtetit të së drejtës dhe respektimin e Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut.

“Pasojat dramatike të keqqeverisjes së Edi Ramës kanë shpopulluar vendin nga të rinjtë.

Korrupsioni dhe kriminalizimi i shtetit kanë shpopulluar Shqipërinë si asnjë vend tjetër në rajon.

Kjo është arsyeja pse të rinjtë sot janë ngritur në protesta masive për largimin e panegociueshëm të Edi Ramës.

Korrupsioni ka shkatërruar shtetin ligjor. Reforma në drejtësi dështoi të luftojë korrupsionin. Tregues është raporti i Transparency International që e rendit Shqipërinë 11 vende më poshtë se një vit më parë.

Progresivisht, me rritjen e numrit të arrestimeve është rritur edhe korrupsioni. Pandëshkueshmëria është kthyer në sistem.

Drejtësia e re po përdoret politikisht. Presidenti Meta është mbajtur prej 2 vitesh në paraburgim, një skenë që të kujtonte rrëmbimin e Aldo Moros.

Meta ndodhet në paraburgim pa asnjë provë dhe pa asnjë fakt penal kundër tij.

Nuk mund të ketë integrim në Bashkimin Evropian pa një shtet të së drejtës dhe pa respektimin e Konventës Evropiane”, tha ndër të tjera Blushi.

© Panorama.al

Te lidhura