Sulmet ajrore të Rusisë në Ukrainë, të paktën 7 të vdekur dhe dhjetëra të plagosur gjatë bombardimeve!

Jun 29, 2026 | 16:11

Të paktën 7 persona u vranë dhe më shumë se 30 të tjerë u plagosën në sulmet ajrore ruse në qytetet Dnipro dhe Zaporizhia në Ukrainën lindore dhe jugore, thanë autoritetet lokale.

ukraine bombardime

Një sulm me raketa ruse në Dnipro, në Ukrainën qendrore-lindore, vrau të paktën pesë persona dhe plagosi 28 të tjerë të dielën, “katër prej të cilëve janë në gjendje kritike”, tha Oleksandr Khanza, kreu i komandës ushtarake të rajonit të Dnipropetrovsk.

Policia tha se sulmi goditi një “biznes privat” në qytet, i cili është një objektiv i rregullt i Moskës, dhe publikoi foto që tregojnë njerëz duke u transportuar me barela.

Në pjesën jugore të vendit, dy persona u vranë dhe gjashtë u plagosën, përfshirë një fëmijë, kur një dron rus goditi një autobus në qytetin e Zaporizhias, tha sot kreu i komandës ushtarake të rajonit të Zaporizhias, Ivan Fedorov.

rusi ukraine

Rusia e ka goditur Ukrainën me dronë dhe raketa pothuajse çdo ditë që nga fillimi i pushtimit të saj në shkurt 2022, konflikti më i përgjakshëm në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore.

Kievi, nga ana e tij, ka intensifikuar sulmet e tij ndaj Rusisë dhe territoreve të pushtuara nga Moska në muajt e fundit, ndërsa negociatat e ndërmjetësuara nga SHBA-të për t’i dhënë fund luftës kanë ngecur.

© Panorama.al

Te lidhura