SHBA kërkon vijimin e dialogut me Iranin, Kushner dhe Witkoff udhëtojnë këtë javë drejt Katarit

Jun 29, 2026 | 16:05

Të dërguarit specialë të presidentit amerikan Donald Trump, Steve Witkoff dhe Jared Kushner, pritet të udhëtojnë këtë javë në Doha të Katarit për zhvillimin e bisedimeve me përfaqësues iranianë, në kuadër të përpjekjeve për vijimin e dialogut mes dy vendeve.

witkoff kushner

Lajmi u konfirmua nga zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Caroline Levitt, e cila deklaroi se takimet e nivelit të lartë do të zhvillohen gjatë javës, ndërsa paralelisht do të mbahen edhe diskutime teknike.

“I dërguari special Steve Witkoff dhe Jared Kushner do të udhëtojnë në Doha për takime të nivelit të lartë këtë javë, ndërsa vazhdojmë diskutimet mbi memorandumin e mirëkuptimit”, tha Levitt në një intervistë për Fox News.

Sipas saj, ekipet teknike do të zhvillojnë gjithashtu bisedime në margjinat e takimeve politike, me synim avancimin e çështjeve që lidhen me procesin e negociatave.

Shtëpia e Bardhë theksoi se presidenti Donald Trump mbështet vazhdimin e dialogut dhe procesit diplomatik me Iranin, duke nënvizuar se negociatat teknike do të ecin paralelisht me kontaktet politike të nivelit të lartë.

© Panorama.al

Te lidhura