VIDEO/ Aksident në rrugën Fier-Levan, makinat përplasen “kokë më kokë”! Plagosen dy shoferët, ja si paraqitet gjendja e tyre shëndetësore

Jun 29, 2026 | 16:52

Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Fier-Levan.

Ngjarja u shënua rreth orës 16:30 pranë “Qafës së Koshovicës”.

Dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën dhe si pasojë e përplasjes së fortë dy drejtuesit kanë mbetur të plagosur.

Ata janë transportuar me urgjencë drejt spitalit rajonal Fier, ku po marrin ndihmën mjekësore.

fier aksident

Ndërkohë policia dhe grupi hetimor kanë shkuar menjëherë në vendngjarje për te përcaktuar shkaqet e aksidentit, si dhe për të bërë të mundur normalizimin e trafikut.

Ky aks rrugor është njollë e zezë për aksidente, veçanërisht gjatë muajve të verës kur dhe fluksi i automjeteve që qarkullojnë në të është më i lartë.

© Panorama.al

Te lidhura