Barcelona apo jo, Alvarez do të largohet nga Atletiko Madrid. Në skenë shfaqen edhe kampionët e Premier Ligës

Jun 29, 2026 | 16:21

Koha e Julian Alvarezit te Atletiko Madrid duket se po i vjen fundi. Komentet e sulmuesit argjentinas pas ndeshjes së Argjentinës kundër Austrisë kanë nxjerrë në pah një situatë tashmë të pasigurt, duke shkaktuar një nga skandalet më të nxehta të tregut të transferimeve të verës.alvarezSipas gazetës spanjolle Sport, sulmuesi e kishte informuar tashmë menaxhmentin e “Los Colchoneros” për dëshirën e tij për të ndryshuar ekip gjatë një takimi të mbajtur para Kupës së Botës 2026, duke treguar Barcelonën si destinacionin e tij të preferuar. Megjithatë, vendimi për të konfirmuar publikisht dëshirën e tij për t’u larguar nga klubi nuk u mirëprit aspak nga drejtuesit e klubit Rojiblanco. Në veçanti, trajneri Diego Simeone, i cili thuhet se ka përjashtuar çdo mundësi për të rregulluar marrëdhënien e tyre. Trajneri argjentinas, në fakt, nuk është më i gatshëm ti japë një shans lojtarit që ka shprehur hapur qëllimin e tij për t’u larguar .

Shitja duket e pashmangshme, por Atletikoo dëshiron t’i menaxhojë negociatat sipas kushteve të veta. Pengesa kryesore qëndron te Barcelona, ​​e cila konsiderohet si një konkurrente e drejtpërdrejtë. Për ta lënë Alvarezin të largohet për në Katalonjë, klubi madrilen thuhet se kërkon 150 milionë euro pa pranuar pagesa të shtyra ose ndonjë kompensim. Oferta fillestare e blaugranëve është prej 90 milionë eurosh plus 10 milionë euro në bonuse, por thuhet se u refuzua menjëherë, ashtu si edhe përpjekja e tyre për të përfshirë lojtarë shtesë si Kasado, Ter Shtegen ose Ferran Torres.

Përgjigja është gjithmonë e njëjtë, 150 milionë euro gjithsej, pranoje ose lëre. Dhe nëse Barça zgjedh përfundimisht të dytën, e vetmja alternativë që mund të bindë Atletikon është Arsenali, i cili është gati të vlerësojë përfshirjen e Viktor Gyokeresh në marrëveshje së bashku me një kompensim të konsiderueshëm financiar.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al

Te lidhura