Kreu i PD-së, Sali Berisha ka mbërritur në qendrën e votimit të vendosur në Liceun Artistik në Tiranë rreth orës 10:15.

Kryedemokrati u shoqërua e shoqja, Liri Berisha, djali i tyre, Shkëlzen Berisha dhe bashkëshortja e Shkëlzenit, Armina Mevlani.
Sali Berisha, i cili kandidon për postin e Kryeministit e vendit, u shpreh pas votimit se “do të kemi një ditë të dytë vere”.
“Sot të votojnë, për veten e tyre, për fëmijët e tyre, për pensionet dhe rrogat e tyre, për punësimin, biznesin, fermën e tyre, të votojnë për të ardhmen e fëmijëve të tyre në këtë vend.
Çdo njeri që takova, takova njerëz të gëzuar, të sigurtë në votën e tyre dhe mezi presin rezultatin.
Do të kemi një ditë të dytë vere. Thirrja ime është votoni, votoni”, tha Berisha.
© Panorama.al











