Përfaqësuesja e Lartë e BE-së për politikën e jashtme dhe sigurinë, Kaja Kallas, tha se zgjedhjet demokratike dhe gjithëpërfshirëse në Kosovë hapin derën për të kthyer një faqe të re pas më shumë se një viti bllokimi politik.
Në një postim në X, ajo kërkoi që udhëheqësit e partive politike të angazhohen në mënyrë konstruktive për të formuar qeverinë, ndërsa ritheksoi se dialogu me Serbinë mbetet thelbësor për rrugën drejt BE-së.
“Zgjedhjet demokratike dhe gjithëpërfshirëse të Kosovës hapin derën për të kthyer faqen pas më shumë se një viti bllokimi politik. Udhëheqësit politikë tani duhet të angazhohen në mënyrë konstruktive për të siguruar formimin e shpejtë të qeverisë.
Progresi në dialogun Beograd-Prishtinë dhe normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë mbeten thelbësore për avancimin në rrugën evropiane të Kosovës.”, ka shkruar Kallas.













