Vrasja në Kamëz, 10 gëzhoja gjenden në vendngjarje! Ardian Baloshi u qëllua me plumb në kokë, autori tentoi të kapë edhe shokun

Jun 8, 2026 | 15:40

Detaje të reja zbardhen nga ngjarja e rëndë e ndodhur sot në Kamëz, ku mbeti i vrarë Ardian Baloshi. Viktima u qëllua për vdekje nga autori ende në kërkim Sadik Llani.

sadik kamez

Gazetarja Xhensila Kodra bën me dije se 10 gëzhoja janë gjetur në vendin e ngjarjes, teksa viktima është qëlluar me 1 plumb në kokë, në rrugën “Dervish Luzha”.
Autori ka gjurmuar edhe shokun e Ardian Baloshit por nuk e kanë kapur plumbat.

© Panorama.al

Te lidhura