Oliver Glasner është kandidati numër një për stolin e Milanit dhe mund të vijë në klub edhe me ose pa Ralf Rangnjik, i cili në këtë moment po përpiqet të mbahet nga Federata Austriake.

Pas rreth 15 ditësh pushime pothuajse në të gjitha nivelet drejtuese të klubit, kjo javë mund të jetë vendimtare për Milanin, i cili po afrohet gjithnjë e më shumë me emërimin e trajnerit të ri dhe pjesës së strukturës sportive. Emri kryesor për pankinën mbetet Oliver Glasner.
Trajneri austriak, i cili ka kaluar dy vite e gjysmë shumë të suksesshme me Kristal Palas, shihet si zgjedhja e preferuar e drejtuesve kuqezi. Sipas raportimeve të “Gazzetta dello Sport”, ai ka lënë përshtypje shumë të mirë në takimin e gjatë (rreth 6 orë) me treshen Kardinale–Ibrahimoviç–Kalveli, ku ka analizuar edhe gjithë skuadrën dhe mënyrën si do ta ndërtonte lojën. Glasner, sipas burimeve, është i entuziazmuar për mundësinë e punës në një klub të madh europian dhe i jep prioritet Milanit.
Ai po pret vetëm dritën jeshile për të mbyllur marrëveshjen. Glasner mund të vijë edhe pa Rangnjik E rëndësishmja është se Glasner mund të emërohet trajner i Milanit edhe nëse Ralf Rangnjik nuk përfshihet në projekt. Gjermani ka qenë një nga figurat që e ka sugjeruar atë, por pozita e tij është tashmë e ndarë nga ajo e trajnerit.
Rangnjik, nga ana tjetër, ka paraqitur disa kushte të qarta në bisedimet me “RedBird”. Liri të plotë në vendimmarrje, përfshirë edhe zgjedhjen e lojtarëve dhe strukturës së klubit, si dhe ndarje të qartë rolesh, pa ndërhyrje të jashtme në merkato. Ndërkohë, Federata Austriake po përpiqet ta mbajë atë, duke i ofruar një rinovim kontrate për dy vite.
Ai ka rikthyer Austrinë në Botëror pas 28 vitesh dhe synimi është vazhdimi i projektit deri në Euro 2028. Nëse Rangnjik nuk mbërrin te Milani, si alternativë për rolin e drejtorit sportiv përmendet Ramon Planes.
PANORAMASPORT.AL
© Panorama.al











