Ish presidenti i Republikës, Alfred Moisiu thotë se klasa politike në Shqipëri duhet të tregojë maturi në zgjedhjet vendore të 8 majit.
Në një intervistë për portalin informativ “Balkan Insight”, Moisiu thekson faktin se më 8 maj partitë politike duhet të demonstrojnë më shumë maturi, nëse ata nuk duan që ta largojnë vendin nga objektivat e anëtarësimit në Bashkimin Evropian.
Sipas ish presidentit, në zgjedhjet vendore të këtij muaji është koha kur demokracia në Shqipëri duhet të tregojë rritje.











