Miroslav Lajcak, i derguari i BE-se si ndermjetesues per krizen ne Shqiperi ka theksuar sot se per nderkombetaret dhe Bashkimin Europian eshte shume e rendesishme permbushja e standardeve ne zgjedhjet vendore te 8 majit. Duke folur gjate mbledhjes se radhës të Komisionit të Jashtëm Evropian, Lajcak denoi incidentet gjate fushates dhe theksoi se përgjegjësia kryesore dhe e veçantë është e forcave politike dhe e institucioneve shqiptare.
Përgjegjësia kryesore dhe ekskluzive për këtë i mbetet politikanëve dhe institucioneve shqiptare. Ata e dinë këtë, sepse mesazhi që duhet të dalë nga këto zgjedhje është shumë i rëndësishëm dhe duhet të jetë mesazhi që këto zgjedhje përmbushën standartet europiane. Unë e kuptoj që politikanët në vend janë më shumë të fokusuar mbi rezultatin se kush do të fitojë, por dua t’ju përsëris atë cfarë iu thash dhe atyre atje, se për ne jashtë Shqipërisë nuk është e rëndësishme se sa parti e sa karrike zënë ata me këto zgjedhje, por që të shohim se këto zgjedhje do të mbahen në mënyrë europiane. Kjo ka tepër rëndësi”- ka thene Lajcak.
Ai ka kerkuar hetimper rastet e dhunes qe kane shoqeruar fushaten, duke bere thirrje per fushate te qete. “Unë uroj për Shqipërinë që dhuna të mos jetë e lidhur me fushatën elektorale dhe këto zgjedhje”- ka thene ai.
Sipas tij, misioni i ODIHR eshte shume i rendesishem ne vezhgimin e zgjedhjeve, pasi Bashkimi Europian do të bazohet shumë në raportin e tyre mbi fushatën elektorale dhe këto zgjedhje.
© Panorama.al











