Komisioni i Venecias diskuton për Shqipërinë

Oct 13, 2011 | 11:21

Komisioni i Venecias pritet te diskutoje per problemet zgjedhore në Shqiperi. Sipas axhendes se Komisionit, mbledha eshte parashikuar sot, kur Këshilli për Zgjedhje Demokratike, strukture brenda Komisionit të Venecias, do të informohet për punën e bërë deri më tani lidhur me këtë çështje.

Ky diskutim i paraprin përgatitjes së një opinioni për përmirësimet që duhen bërë në kodin elektoral. Në faqen zyrtare të Komisionit të Venecias theksohet se “pas zgjedhjeve lokale të 8 majit dhe në veçanti në lidhje me polemikat për zgjedhjen e kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Evropës Thjoborn Jagland kërkoi një opinion, mbi të cilin duhet të bëhen përmirësime të legjislacionit zgjedhor Shqipëri.

Ndërkohë një delegacion i ketij Komisioni, do të vizitojë Tiranën me 24 dhe 25 tetor. Delegacioni do të takohet me drejtuesit e partive politike dhe drejtuesit e lartë të shtetit.

© Panorama.al

Te lidhura