Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka deklaruar se Lëvizja Vetëvendosje nuk ka asnjë arsye për të refuzuar emrin e saj për postin e presidentes së vendit, duke theksuar se një mbështetje e tillë do të ishte në interes të shtetit të Kosovës.
Në një konferencë për media së bashku me kreun e LDK-së, Lumir Abdixhiku, Osmani falënderoi qytetarët për mbështetjen në zgjedhje dhe e cilësoi rezultatin e Lidhjes Demokratike të Kosovës si nisjen e një faze të re për partinë.
“Ajo ka mijëra arsye të thotë ‘po’ dhe të gjitha janë në interes të Kosovës”, deklaroi Osmani, duke shtuar se prioriteti i LDK-së do të jetë ndërtimi i institucioneve funksionale dhe garantimi i stabilitetit politik në vend.
Me mbi 97% të votave të numëruara, LDK-ja ka siguruar 17.68% të votave, duke shënuar rritje krahasuar me 13.2% që kishte marrë në zgjedhjet e fundit. Osmani tha se vota e qytetarëve ka ndihmuar në ribalancimin e skenës politike dhe ka dhënë një mesazh kundër përçarjes politike në vend.
© Panorama.al












