Tubimi nuk ndalet, mijëra qytetarë marshojnë në kryeqytet! Kalojnë edhe para Ambasadës amerikane

Jun 7, 2026 | 22:35

Tubimi i protestuesve nuk u ndal as orët e mbrëmjes të së dielës.

ambasada amerikane tubim

Pas qëndrimit para Kryeministrisë për rreth dy orë për të tetëmn ditë radhazi, protestuesit marshuan rrugët e kryeqyteti duke bërë thirrje për rrëzimin e qeverisë Rama dhe anulimin e projektit pët Zvërnecin.

Gjatë marshimit, protestuesit kaluan edhe nga rruga e Elbasanit përballë Ambasadës amerikane.

© Panorama.al

Te lidhura