Zgjedhjet e 11 Majit/ “Nuk bashkëpunojmë me Berishën, Metën dhe…” Shabani: Në parlament duhet të çojmë përfaqësues të forcave të reja!

Jan 15, 2025 | 21:18

Kreu i “Nismës Thurje”, Endri Shabani, foli sot në emisionin “Open” në News 24 lidhur me aksionin e partive të reja në kuadër të zgjedhjeve të 11 Majit.

shabni 2

Shabani tha se thelbi është që nga pushteti të largohet kryeministri Rama dhe të mos vijë Sali Berisha.

Kreu i “Nismës Thurje” tha se nevoja historike e vendit tonë është që të gjithë të rinjtë të bëhen bashkë.

Më tej ai u shpreh duke thënë se sistemi zgjedhor që është votuar në 2008 dhe është rivotuar dhe në 2024 e bën më të vështirë formimin e koalicioneve.

“Ndryshimet që Rama i bëri për koalicionet e ka bërë më të vështirë”, tha Shabani.

Shabani: Thelbi është se Rama duhet të iki, Berisha nuk duhet të vijë, as me Berishën as me Ramën nuk Bashkëpunojmë. Duhet rotacion. Ne po përpiqemi, nevoja e Shqipërisë është që të rinjtë të bëhen bashkë për t’i ofruar një alternativë. Nevoja historike është të gjithë të bëhemi bashkë. Ka hezitim por nuk mund t’i detyrojmë. E vërteta është se sistemi zgjedhor që është votuar në 2008 dhe është rivotuar dhe vjet janë përpjekur ta bëjnë sa më të vështirë. Ndryshimet që Rama i bëri për koalicionet e ka bërë më të vështirë. Bashkëpunimi i çdo grupimi politik është më i vështirë sepse kërkon sakrifica nga çdo grup. Ne duhet të çojmë në parlament sa më shumë përfaqësues të forcave të reja, pra të jenë më pak ata që përfaqësojnë forcat e vjetra.

Shabani theksoi se “Nisma Thurje” nuk do të bashkëpunojë  Me Ramën, Berishën, Metën apo Bashën.

 “Me Berishën, Ramën, Metën, Bashën nuk mund të bashkohemi. Ne kemi tjera beteja. A garanton kjo që ne të marrim qeveri në zgjedhje? Unë do e dëshiroja por është e pamundur, ne nuk mund të marrim drejtimin e vendit nesër, por mund ta nisim nesër rrugën”, tha Shabani.

© Panorama.al

Te lidhura