Zgjedhjet e 11 majit dhe listat e deputetëve, Rama mbledh qeverinë dhe kryesinë e PS! Zbardhet fokusi i diskutimeve

Mar 7, 2025 | 17:30

Kryeministri Edi Rama ka nisur takimin me ministrat e kabinetit qeveritar dhe kryesinë e PS, për të diskutuar mbi zgjedhjet parlamentare të 11 majit.

edi ramaa

Mësohet se në fokus të diskutimeve është lista e kandidatëve për deputetë të Partisë Socialiste, e cila duhet të dorëzohet në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve më 12 mars.

Gjithashtu, temë e diskutimit do të jetë dhe vota e emigrantëve dhe fushata në tërësi.

Takimi zhvillohet në pallatin e Brigadave.

© Panorama.al

Te lidhura