Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka vendosur t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese lidhur me zgjedhjen e Endri Shabanit në postin e Avokatit të Popullit, një proces që sipas PD-së është zhvilluar në shkelje të procedurave parlamentare.
Sipas njoftimit zyrtar, Partia Demokratike pretendon se zgjedhja e Endri Shabanit është bërë me vendim të Kryeministrit Edi Rama.
PD thekson se në këtë proces janë keqpërdorur edhe firmat e deputetëve demokratë, të cilat, sipas saj, ishin tërhequr paraprakisht.
Kujtojmë se Endrit Shabani u zgjodh mbrëmjen e 11 dhjetorit Avokat i Popullit me 85 vota pro nga mazhoranca socialiste dhe me asnjë votë nga opozita, të cilët kishin firmosur më parë kandidaturën e tij, por më pas u tërhoqën.
Partia Demokratike tërhoqi firmat për të 6 kandidatët, Aranita Brahaj, Besim Ndregjonaj, Jola Hysaj, Tartar Bazaj, Adriana Kalaja dhe Endri Shabani, me pretendimin se PS kërkon të marrë Avokatin e Popullit duke vendosur Shabanin në krye të saj.
Opozita kërkoi që projektvendimi të mos votohej në Kuvend, me argumentin se ata kanë pasur vetëm firma për mbështetje ndaj disa kandidatëve dhe jo një propozim konkret. Por kërkesa u rrëzua me 77 vota të socialistëve në Parlament.
Si u ndanë votat për 6 kandidatët:
Tartar Bazaj: 1 pro, 79 abstenim, 7 kundër
Aranita Brahaj: 4 pro, 76 abstenim, 7 kundër
Skënder Haluci: 1 pro, 72 abstenim, 14 kunder
Adriana Kalaja: 0 pro, 69 kundër, 17 abnestim
Beism Ndregjoni: 0 pro, 61 abstenim, 25 kundër
Endri Shabani: 85 pro, 0 abstenim, 3 kundër
LISTA E FIRMAVE TË DEPUTETËVE OPOZITARË
Sipas një liste të publikuar në media, kanë qenë 34 deputetë të opozitës ata që më herët kanë firmosur për kandidaturën e Shabanit.
Ndër ata që kanë firmosur janë deputetët e Partisë Demokratike, të Partisë Mundësia, Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut dhe Partia Socialdemorkate.
LISTA
- Ina Zhupa
- Fidel Kreka
- Klevis Balliu
- Xhelal Mziu
- Manjola Luku
- Ledina Alolli
- Klit Hoti
- Kastriot Piroli
- Tritan Shehu
- Erald Kapri
- Enno Bozdo
- Klodiana Çapja
- Saimir Korreshi
- Artan Luku
- Luan Baçi
- Bujar Leskaj
- Oerd Bylykbashi
- Bledion Nallbati
- Jorida Tabaku
- Bardh Spahia
- Tomorr Alizoti
- Arian Ndoja
- Besart Xhaferri
- Igli Cara
- Greta Bardeli
- Agron Shehaj
- Flamur Hoxha
- Elda Hoti
- Tedi Mula
- Vangjel Dule
- Isuf Çela
- Luciano Boçi
- Besnik Brahimi
- Shkurt Lasku
















